Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

KUPTO, O MASHKULL

————————————–

Nuk është mëkat të duash,

As të dashurosh,

Por mëkat është,

Kur tjetrit dashurinë do ia kushtëzosh.

Ti, femër shqiptare, në halle ke ra,

Sa e hapë gojën, fillojnë të shajnë pa pra.

O ti, mashkull i marrë, të lutem, çfarë ke?

S’tradhtohet dashuria e vjetër

Për një njohje të re!

Sa të marrë jeni, disa shqiptarë,

Kur të qeshet një vajzë, thoni: “E hanger fare!”

Mos harron o të marrë:

Se, ajo që është e lirë,

E s’ka frikë me folë,

E keni shumë t’vështirë ,

Ta fusni në dorë!

Një gjë më lëndon, s’më lë të qetë:

Pse femra shqiptare gjithmonë vuan në jetë?

Ju meshkuj shqiptarë, jeni shpesh naivë,

Kur i ofroni një punë një femre,

Kërkoni kompensim si shpërblim.

Për këtë, turp t’ju vijë!

Kjo gjë në botën e civilizuar s’ka vend,

Çfarë te them tjetër kjo nuk ka koment!

Kuptoni mirë, o ju mashkuj zhguni:

Dashuria nuk është fluskë sapuni!

/QendraPress/