Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Laureta MALAJ

Kthehuni bijt e nënës !

———————————

Do kthehem moj nëna ime

n’atë vend ku unë kam lerë,

Rrugicat mbushur me lule

t’i gëzoja dhe njëherë.

Do kthehem moj nëna ime

se aty qanë dhe vatani,

Sa herë që unë e kujtoj

përnjëherë më dridhet xhani.

Dyert hapur nëpër botë,

presin nënat djemtë e tyre.

O kurbet qofshë i mallkuar

se shumë nëna i sëmure.

Nëpër botë si të përhumbur,

errësira ka zënë vend.

Loti nënës tharë në sy

dhe asnjë nuk e përmend.

Sa i fort qenka njeriu

dhe jeton me dhimbjen brenda.

Kthehuni o bijtë e nënës

se s’ju ka harruar nëna.

Plaga ngelet gjithmonë hapur

gjithandej nëpër botë.

Oqean është krijuar

me zemrat që derdhin lot!

/QendraPress/