Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimoza BICI

Ajo errësirës ish më e bukur
————————————
dashuri që djeg.
Botës verbuar
endet djaloshi
Lulen e bardhë kush do e mar
e kuqe zjarr
natën përflak.
Si lindi yjesh
lule e bardhë
Kur ra mbi tokë
e kuqe zjarr
dashuri e marr’
Si lindi yjesh
trupit zbuluar
Kur ra mbi tok’
të vetmin djal’
e dashuruar.
Ajo errësirës ish më e bukur
dashuri që djeg
Shpirtit trazuar
Mallit përvëluar
Vello errësire
djalin mbuluar
drita të mos e prek
Ta dashuroj
si askush dashuruar.
Shpirtit plot frymë
Ëndrrat mban zgjuar.
Ai se din
as do ta dijë kurrë
A ish në ëndërr
a u zgjua diku
Ajo e din
për t’mos harruar kurrë
Është lule e drit’
kur bota flen gjumë
Kur bota bën zhurrmë.
Ajo errësirës ish më e bukur
Dashuri që djeg.
Mimoza Bici
/QendraPress/