Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimoza Maria AJDHONI

NJË ÇAST NË KOHË
———————————–
Një çast në kohë, si një rreze drite,
që shkëlqen një moment, pastaj fshihet,
një kujtim që mbetet i pashembullt,
si një ëndërr që nuk shitet, as blihet.
Një çast, një ndjesi, që nuk e prek dot,
as ajo që kalon, as ajo që vjen, nuk mund,
është e ndaluar nëpër kohë të humbur,
një udhëtim që nuk ka fillim dhe fund.
Një çast në kohë është një mundësi,
për të jetuar, për të dashur, për të harruar,
se çdo moment që ikën është një pasuri,
që koha të jep rastin për ta fituar.
/QendraPress/