Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Mimoza Panahori XHINDI

Arsyeja e buzëqeshjes time
————————————————-
Në dritën e syve të tyre ndriçon shpresa
Cdo hap i tyre më sjell paqe .
Ata janë si agimi që më zgjat dorën e ngrohtë,
në botën time janë qiell, janë tokë.
Kur qeshin, më lulëzon zemra e lodhur
harroj dhimbjet, harroj çdo ditë të zymtë.
Çdo përqafim i tyre është bekim i shenjtë
Cdo fjalë e tyre më kthen në fëmijëri të kthjellët.
Janë dritaret ku shoh të ardhmen me ngjyra,
me ta, jeta ka kuptim dhe rruga bëhet më e butë.
Janë vargje të gjalla në poezinë e shpirtit tim
Janë dhuratë nga Zoti, dritë në çdo agim.
S’më duhet pasuri, as lavdi e as famë,
kur fëmijët e mi janë mirë, jam mbret në çdo anë.
Me ta qesh, me ta lotoj, me ta jetoj e plotë
Fëmijët janë arsyeja e buzëqeshjes sime në çdo kohë.
/QendraPress/