Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Pasuri e vërtetë
—————————–
Nuk është floriri që na bën të pasur
As shtëpitë e mëdha me dritare kristali.
Pasuria rri thellë në frymën që marrim
Në zemrën që rreh pa dhimbje e pa ankth.
Kur zgjohemi mëngjesit dhe ndjejmë trupin e lehtë
Kur ecim pa dhimbje, kur qeshim pa forcë
Kur sytë shohin, duart përqafojnë
Aty jemi të pasur — më shumë se çdo mbret.
Çdo gjë tjetër është luks që vjen e shkon
Makina, rrobat, shkëlqimi i jashtëm.
Por shëndeti? Ai është themeli i jetës
Një dhuratë që nuk blihet, as nuk fitohet me fjalë.
/QendraPress/