Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimoza XHINDI

Dritë mbi plagët e marra
————————————-
Nëse jeta më goditi me dallgë e me stuhi
Dhe shpirtin ma la si një fushë të mjerë
Ti mos e ul kokën, mos thuaj
“Jeta ime mori fund …”
Se Ti je , ari i vërtetë ku në zjarr është kalitur
Ndaj vetja ime ,më beso mua!
Dhimbja që ndjeve ishte rrënjë nën tokë
Ku sot Ty ,të të mbajnë të fortë mbi këtë botë.
Traumat janë vragat e një luftëtari të rrallë
Ku dhimbjen e sfidove dhe mbete e gjallë.
Zhgënjimet? Ata ishin mësues të rreptë
Ty të treguan se kush ishte mik i rremë e kush i vërtetë……
Nuk u thyen ëndrrat, thjesht u pastrua rruga..
Për të gjetur paqen që s’ta merr dot as koha, as jeta …
Ndaj ngrihu sot , dhe Ti jetën jeto .
Lëri mosmirënjohësit se shumë shpejt
Ata /ato me sytê e tu ,Ti do I shohësh.
/QendraPress/