Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Miradie Zymberi ABDULLAHU

KASOLLË E VJETËR
——————————-
Humba rrugën në mes të kujtimeve,
Shpresa si ëndrrat – u arratisën,
Kapsolla e vjetër në listën e dëshpërimeve
shkojnë si shtegtarët kur nisen !
Drithëron shpirti – shijojmë natyrën,
ngritemi deri te retë e bardha të qiellit,
U falemi hyjnive që na dhan pasqyrën
të shikojmë në vargje rrezet e diellit !
Rri e pres, të kthehemi sërish aty,
Ku më fliste frymëzimi për mall e dashuri,
Me zërin e kanarinës të këndoj për ty
Kosovë o mall i ngritur në përjetësi!
Për kasollen e vjetër akoma kam mall
Edhe pse ngritë pallat të ri !
Në damar pa shpjegueshëm diçka më kallë
u plakëm ne, të ndjesh lirinë ti!
Atje të gjithë do të kthehemi
Do të mbushim sheshin e Prishtinës
Nga këngët e vallet do të dehemi
të plas armiku në ndërrim të stinës!
/QendraPress/