Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Miradije GASHI

KUJTIM I HIDHUR
———————————-
Me kujtohet nje ditë dimri:
Helmeta e policit serb në ore mësimi,
E rëndë, e rëndë qe ajo dite,
Po më te tmerrshmen e panë syte.
Në sytë e fëmijëve me lot larë
Prangat ia vunë mësueses me ditar!
Dita u shndërrua në natë e terr,
Mesjeta bizantine volli vrer!
Oh, dhe dielli atë dite i fiku rrezet
Se liria ishte ne zinxhir,
Çdo gjë e ngrysur, nje zjarr qe s’ndizet,
As zogitë e qiellit nuk ishin të lire.
Pastaj erdhi ndarje me nxënësit
Si nje endërr e prridhur,
Në zemrat e tyre dhe timen
La vulën e zezë kujtimi i hidhur.
P. S.
Dita që ndryshoi gjithçka, prangosja e Miradije Gashit, Nëntor 1981.
27 Nëntor 1981
QendraPress/