Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mirushe  H.MUSA

Në duar mbaj yje :

—————————–

U rrita si zana në bjeshkë me re,

Ku era këndonte mbi gurë dhe mbi dhe,

Në duar mbaja yje, në sy kam flakë,

Në zemër kam këngën që s’ndalet asnjë natë.

Në majat ku lumi rrjedh i kthjellët,

Ku bjeshkët flasin me erën e lehtë,

Atje u rrita si zana, nusja e natës,

Me sy të dritës, e shpirt të artës.

U bëra nënë që përkund djepa,

Me ninulla mali dhe fllad që s’fle natën,

Çdo fije bari më njeh me emër,

Çdo zog më këndon, çdo re më sjell zemër.

Në gjoks kam diellin, në shpatulla retë,

Në krahë mbaj jetën, me dhembje e shpresë,

Në zemrën time rreh toka e lashtë,

U rrita si zana — e fortë, si shpat.

/QendraPress/