Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Nasia XHEMALAJ

Gjuha ime në çerdhen e shpirtit tim!…
—————————————————
Ja humba tingujt e gëzimit zemrës,
dhe ngjyrat e jetës mu zbehën,
si nëpër mjegull i ndjej, i shoh.
Këtu si një robot i pashpirt ndjek ritmin e jetës,
dhe përpiqem të jem një klloun i mirë,
për vendasit ,gjitonët , kolegët e punës,
për ata që shtetësinë time injorojnë.
Të njëjtin oksigjen thith si në vendlindjen time,
se vetëm atomi I tij nuk ndryshon ,
në të njëtin planet në rrugët e saj jeta ime,
me kryet pas diç kërkon.
Ndërsa unë po qafoj zakonet e përpiqem
të flas bukur gjuhën e huaj,
të dukem e njëjtë e barabartë,
gjuha ime si një nënë për të bijën që se shef me sy , vajton.
vajton në çerdhen e shpirtit tim si një foshnjë,
që pret duart dhe gjirin e saj.
E përkund ,I flas I nanurisë i këndoj ,
ta gëzojë dhe hopa në duar ta marr.
Por ajo më thotë se Odiseja kur mbërriti në Itak ,
thirri me të madhe në gjuhën e nënës së tij
-Itaka Ime !
Dallgët heshtën dhe malet oshëtinë njësoj !.
/QendraPress/