Fryma poetike e së mërkurës, me poeten;-Natyra MAVRAJ

Ku je…?
—————–
Je bërë flutur që më ndjek nëpër kujtime,
shkëndijë që ndizet kur mbyll sytë.
]Po noton mbi rrugët që na mbajnë mend,
]po ecën zbathur mbi erën që më puth lëkurën.
Fle brenda shushurimës së flladit,
je aromë e heshtjes në çarçafët bosh,
je dritë që s’më ngroh dot…
por më djeg.
Unë pres.
Nuk lëviza,
nuk ikja.
Zemra ime i rri orë dashurisë sate.
Por nëse nuk vjen, më thirr!
Unë vij.
S’i njoh as largësinë,
as mendjen.
Hidhem në krahët e tu,
e notoj mbi shpirtin
tënd si një e humbur,
që e gjen veten vetëm në ty.
Ku je…?
A e ndjen thirrjen time?
/QendraPress/