Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Nexha REÇICA

PRANVERA

——————–

Pranvera në heshtje po vjen

këtë vit pak e vonuar,

Në shpirt më rri një dhembje,

sikur dimri ende s’është larguar.

.

Lulet e hershme i bart era,

bashkë me kujtimet e mia,

Retë drithërojnë në qiell,

kushedi kah po i çon vetmia.

Petalet sillen ngadalë në qiell,

bashkë me borën në hapësirë.

Kur bora të shkrijë një ditë,

do të mbeten të ndara në vetmi.

/QendraPress/