Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Prena PRENDI

Një letër për ty…!

———————————–

Dy fjalë shpirti due me thënë

Dedikim për çdo nanë

Për ato që janë në vetmi

Si i ngrys nata ,dita i gdhi.

Për ty nanë me njëmijë halle

Me rritë fëmijën skllave u bane

Në djep e more në punë gjithkund

Fjalët për ty nuk kanë fund.

Bukën e gojës i hoqe vehtit

Me i plotësue atyre qefin

Me punë dore në tym të kandilit

Nuk e mbylle dritën e syrit.

Me i shkollue e juaja dëshirë

Jo pak pengje ,shumë vështirë

Mentalitete dhe pamundësi

Brenga zemre janë për ty .

Me fjalë shpirti due me shkrue

Për këto nana që janë harrue

Një jetë tjetër fëmijën pret

Harrojnë shpejt nanën e vet.

Prapë për ty po lutet nana

Gjithë mundin hallall bana

Kudo jeni o fëmijë të mi,

u rujt Zoti dhe pse jam në vetmi!

Mos harroni të dashur fëmijë

S’është larg dita të takon ty

Mos derdh lotë në funeral

Qetësoji shpirtin sa janë gjallë!

/QendraPress/