Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Raimonda BRAHA

Gjuhë që s’ma njeh dhimbjen…
—————————————
Gjuhë që s’ma njeh dhimbjen
Flas fjalë si gurë të ftohtë në gojë,
të rrumbullakët, të huaj, pa brinjë.
I them botës “mirë jam”, por brenda
një plagë këndon me gjuhën time të vjetër.
Këtu, dhimbja s’ka përkthim,
ajo mbetet në heshtje si kripë nën gjuhë.
Askush s’më kupton kur them:
“Më mungon gjyshi që s’di të shkruajë.”
Në gjuhën time, një mall është fjalë me rrënjë,
këtu … është vetëm tingull, vetëm zhurmë.
Si të flas për një det që s’kanë parë kurrë,
për të panjohurën në fund të shketëtirës …
për një nënë që thërret në ëndërr, jo në të vërtetë..?
Kjo gjuhë e re më sheh si qenie pa të shkruar,
si pikturë pa ngjyra të ngrohta.
Por unë ruaj brenda meje fjalën “mall”
si farë në det, që s’ka nevojë për përkthim.
/QendraPress/