Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Raimonda BRAHA

Frymë e lirë

——————–

Nuk shkruaj për like, as për duartrokitje,

Poezia s’matët me klikime të shpejta,

Është flakë në gjoks, është lot i kristaltë ,

Që buron si gjaku në vena

poezia me vjen rrjedhshëm si lumi nga zemra ,

Si një zog që këndon në errësira të thekhta.

Fjalët më rrjedhin si burime mali,

Nëpër shpirtin tim si dritë yjesh shkëlqejnë,

Janë era që tundin kurorat e fjalës,

Janë flutura zjarri që kurrë nuk i shuan koha

e as malli …

Në çdo germë ,një psherëtimë e ndritshme,

Një pëshpëritje që qiellin e ngre peshë ,

Në çdo varg , një shpërthim dashurie,

Si rrufe që në re mbjellin ndjesi dhe shpresë

Metafora …si pema në flakë, që s’digjet,

Mbretëreshë në fronin e fjalës ,

që ben yjet të flasin ,

e qiejt të qajnë e henën si nuse e vesh

Se në mbreterinë e nates

hena është vërtet mbretëreshe …

Me një fjalë kërkon nje zemrër te humbur ,

Si një lutje që ska altar ..

metaforë ,që shpirtin ma shëron

e vlon si gjaku në damarë …

Similituda … si nata që qesh në agim,

i jep ngjyra të forta jetes, dhe guxim ..

Epitetet … si kurora të ylberta,

i mbolla thellë në tokën e shpirtit tim .

Në ballë të fjalëve, mbretëri pa trishtim.

Shpirti im s’pranon të mbyllet në kuti,

As të matet me shifra që thjesht ,harrohen,

Unë jam fjala që s’ka zot as kufi,

Jam stuhia që kthehet në puhizë me kohën.

Rima … si daulle që zemrën ta ndez,

Ritmi…si hapat në valle të lashta,

Kjo poezi është një faltore e heshtur,

Ku fjalët luten, të zhveshura nga maska .

/QendraPress/