Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVANI

Mall rinie

——————————-

Kthehu o mall rinie

Kthehu vetëm njëherë,

O jetë magjie

Në honin ku humbe

Hidhmë,

Prej thellësive sillmë

Aromat e dashurive

Që ikën e më s’janë,

Kujtesën e shpirtit

Zgjomë

Të ndjejë si më parë

Gjakun e nxehtë

Në buzën e njomë.

Kthehu o mall rinie,

Merrma dhe natën

Me gjumin bashkë,

Kthehu o jetë magjie,

Që botës i zhduke

Shëmtinë

E veshe me ar bukurie.

Sillmë prapë

Aroma vajzërie,

Gonxhet me vesë larë,

Që vështrimngultas

I kam parë

E shpirti më mbytej

Me të qarë…

/QendraPress/