Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ramije UKAJ

VARGU IM

—————————-

Përse po hesht o vargu im

Kush të ka mërzitur kaq shumë

Ndoshta të ka lodhur vetmia

Duke shkruar për netët pa gjumë

Kështu është kjo jeta jonë

Që gurgullon si valët e Lumëbardhit

Ajo i ngjanë ujëvarës së Korishës

Që s’ndalet si currilat e Shatërvanit

Vetëm ti e di o vargu im

Dhe kënga ime e pakënduar

Kah vajti gjithë ai mallëngjim

Për kohën time të pa jetuar

Të lutem, o vargu im i heshtur

Fol me gjuhën e shtigjeve të mia

Rrëfe për hir të fatit tim

Vetëm le të mbretëroj dashuria.

/QendraPress/