Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Seli MURATI

Ti fiksimi im

————————————-

Shikimi yt reflekton thellë në mua,

dhe pse larg ,tepër larg,

ndihemi pranë…,

si një rreze në agim

në cep të syrit tënd zë vend.

Sa më shumë afrohen ditët

çelin lule në zemrat tona

dashuria rritet.

Bëhesh fiksimi im,

brenda ëndrrës aty rri

ma bën syrin mos ndal shikimin

nis e jetoj si rrënjë e gjatë e kohës,

je ritmi i pandalshëm i jetës sime.

/QendraPress,com/