Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Selvije SHIJAKU

Edhe përtej vdekjes

—————————————-

Sot është dita kur zemrat tona u bënë një,

Kur fjala “bashkë” mori kuptim në çdo hap e çdo ditë.

Jetuam jetën dorë për dore, në mirë e në trishtim,

Dhe kurrë, asnjë çast, nuk hoqëm dorë nga premtimi im.

Nuk thashë “deri sa vdekja të na ndajë”,

Po “edhe përtej saj, do jem me ty prapë”,

Se dashuria jonë s’ka kufij në kohë,

Është bekim nga Zoti, dhuratë që nuk shteron.

Nga dashuria jonë e sinqertë Zoti fali

 tre yje që ndriçojnë botën tonë:

Një djalë si dritë qielli, dy vajza që rrezatojnë.

E pastaj tre nipa, si agim në mëngjes,

Që na sjellin buzëqeshje, gëzim e bekim pa mbarim.

Faleminderit që je shok, bashkëshort e për fmit

 tan baba i mrekullueshëm për nipa gjysh i shkëlqyer.

Ti je mbështetje i pa lëkundur

që e bëmë bashk këtë jetë një rrugëtim me krenari e ndjenjë.

Sot festojmë, jo vetëm vite – por një dashuri që nuk plaket,

Një jetë që ka kuptim, se u jetua me shpirt të sinqertë.

S.Shijaku

/QendraPress/