Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Shqiponja Arshi VEIZAJ

Mërgimtar
—————–
Moj shqiponje me krah te letë
fluturo e çaji retë
fluturo drejt vendit time
se po dergjem ne mërgim
shko pra shko moj shqiponje
vështro njerëzit që punoje
në ato ato ara pjellore
ne ato fusha gjelbëroshe
fluturo pra shqiponjë
në ato male me dëborë
na ato maja të thepisura
që femi i kam prek me dorë
fluturo për mbi det..
ku një fllad i ngrohtë të prekë
aji fllade plote ledhatim
është fllade i vendit time..
fluturo se iku dimri
vjen behari me lule prilli
buzëqeshë manushaqja dhe zymbyli
këndon thëllëza dhe bilbili
blegërin qengji ne ato fusha
gjithë gëzim vendin mbush
dalin yjet e mëngjesit
lozin qeshin fushave zbresin.
/QendraPress/