Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

PËRGJTATË VITEVE/8.1.025

Që kur e mbajë mend

si fëmijë e më vonë

si e rritur, adoleshente

apo tani si më e moshuar…

E ndjej si sot,

jetën me vështërsi

nën përbuzjen

e me vonë nën tytën e mitralozit serbë…

… rritur si fëmijë me drojë

e dëshirë shumë të madhe

të njoh veten e popullin tim…

… pse ne si shqiptar të ndjehemi me inferior,

pse kur kemi dhënë kaq shumë,

kur janë flijuar vit pas viti kaq shumë për liri…

Mbajë mend kohen e vështirë,

shumë fëmijë e rritur me kursime…

asgjë s’kishte rëndësi përveq

shkollimit e vetëdijësimit si komb…

Me kujtohet si sot

koha si student rrugëve të qytetit

me kërkesën për liri,

si sot i kujtojë

student të lidhur në pranga e

rrugëve të ngrehur për flokësh….

Kujtoj arrestimet, bastisjet natën e ditën,

ndjekur e larguar largë shtëpisë nga barbarët serbë….

Kujtojë kohën e masave të dhunshme…

… populli pa asnjë të drejtë

njerëzore

zgjatur gadi dhjetë vite…

E tmerrshme dhe luftë e imponuar pastaj,

për të mbrojtur pragun e

shtëpisë e kauzën kombëtare….

masakrat e përdhunimet e pa

mëshirshme, shtazarake

nga qenia serbe…

Eh, kujtoj dhe pasluftën…

… gezimin e madh për lirinë tonë,

kujtojë me respekt secilin

që dha nga vetja sado pak

peë këtë popull,

per liderët e parë dhe te tjerët pastaj….

E po çfarë të them tjetër

perveq se nuk harrohet asgjë,

e ndjejmë ende në lëkurën tonë,

andaj punë, punë sa me shumë për të

realizuar veten tonë….

Shuki

/QendraPress/