Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Shukrije GASHI

Në sheshin e patkojve
Nuhi (Rexhep) Berisha
Dhjetor 2018
(11 janar…n’ mileniumin e ri)
E di as nesër do të vish
nuk të pëlqen qyteti
ku nuk i njeh më shokët
rrugicave me kalldërm
janë zhdukur ecjet vertikalisht
Në sheshin e patkonjve
heronjëve po u dhëmbin
sytë nga mjerimi nuk po duan
ta shohin sërish
Kalin e Trojes dhuratë
në sheshin që u la me gjak
Nën çatinë e Kosovës
ka zënë vend harrimi
për andrrën dje
mbllaqitje karremi e paketuar
sot ndryshe
të gjitha mëngjeset
ofshajnë njetrajtshëm
në janar
nuk ke pse vjen më kurrë miko
Qyteti ynë jetonë
vetëm në vargje
Ma shkund mordjen e harrimit
nga mendja e popullit
t’blegërimave
sytë nuk po me bëjnë dritë
Akilit thembra sërish po i pikon gjak…
/www.Qendra Press.com/