Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Shyrete DEMAJ

Poeti nuk vdes!
————————–
Poetit nuk i mjafton drita
e ditëve të zymta,
ku lumturia nuk zgjohet me sytë e diellta.
Me dhimbje,
ndez vetëtima
si fije shkrepëse në errësirë.
Shpirti mbledh kujtimet
në krahë pulëbardhe.
Hap portat e qiejve engjëlli me krahë zogu.
Poeti nuk vdes,
hyjshëm shkon rrugës së qumështit,
dhe yjet përkulen para shkëlqimit të tij.
/QendraPress.com/