Fryma poetike e së mërkurës, me poeten;-Shyrete DEMAJ

Digjet gjaku i nxehtë si magma

në heshtje të pasosur,

kratereve të thella të vullkanit

të fjetur pa afat,

zien emocione shekullore,

o llavë përvëlonjëse prej ëndrrash të ujshme …

Gjuhë flakësh lëpijnë dëshirat,

 kur kërthizës së botës

ndezin zjarre të pashuara puthjesh,

 kërcëllitje ofshamash,

çlirojnë avuj afshi, ku atmosfera

 prek sedrën e qiellit.

Trekëndëshi i Bermudës,

pangopshëm përpin si zogjtë avionët,

titanikët si sardele të konservuara,

bëhen paketim viagrash…

/QendraPress/