Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;-Shyrete DEMAJ

Premtuan qiej

———————

e s’kishin as tokë nën këmbë…

Koha, i hodhi në kosh plehrash

kokëboshët, gënjeshtarët, kokëposhtë,

i fshiu me gomën “delete”

Për të vërtetën mbahet

një minutë heshtje…

&  &  &

Korriku

———————-

më korri mendimet

e pjekura

grunajave të viteve,

m’blojti

në mulli

fryme të shpirtit…

Oh! Ç’aromë…!

buka e re gatuar

nga duart e gjyshes…

/QendraPress/