Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shyrete DEMAJ

Një re mendimesh.

—————————

Një re në qiell…

Shtrat i pambuktë i ëndrrave të mia

gjithmonë ma mer era.

Një re, mu shkri pas një stuhie,

ëndrrat mu përmbytën lotësh

reja ime shtëllungë e derdhur

dëshpërimesh të rregjura.

Një re mu bë copash,

shami e bardhë,

që kish vënë në kokë nëna.

Një re, që i therrin në zemër

vetëtima kujtimesh, nxirë dhimbjesh,

qan me fishëllimën e erës,

trondit me bubullima, drithëron shpirtin.

Një re, acarret e dimrave ma ngrinë,

e tufanet në fjolla mendimesh të thinjura ma grimcuan.

Një re ma la shpirtin në duar

dhe unë qava me kujë vargjesh.

Do ngjis shkallët në një re,

të ngjitem e ta ngjyros me flakërime dielli,

për një perëndim të magjishëm…

/QendraPress/