Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Teuta BIÇAKU

Mimozat e shkurtit të lirisë

—————————————————–

Diej të vegjël në një sfond blu të qiellit.

Diku lart fluturojnë pëllumba të bardhë.

Sjellin pranverë në mes të dimrit,

sollën të lumen ditë ndër shqiptarë.

Me polen floriri u nënshkrua pergamena.

Mbledhur shekujsh britma trimash, jehuan tingujt e lirisë

New Born u zbulua si premtim për breza,

më 17 shkurt, Ditë e Pavarësisë.

Valëvitu ti copë qiell me polen në mes !

Forco krahët e pëllumbave të çajnë retë!

Përqafo shqiponjën në qiellin e përflakur mbi det!

Dërgo kushtrim lirie anembanë botës, përjetë!

T. Biçaku, 17.02.2023

/www.QendraPresss.com/