Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Tixhe Rexha-GËRQARI

ZHGËNJIMI
—————————-
E ndrydha zemrën,
helm më pikoi.
Nga zhgënjimi,
ka harruar të gjakoj…
Rishikova ëndërrat,
të brishta…
Kurrë agu nuk mi zbardhoi.
Edhe pse e gjetëm rrugën,
Kosova ime…
Bishti duel në kokë,
koka në fund mbeti!
Nuk hapërohet kështu.
Kush çohet në këmbë thotë:
“Unë jam mbreti!”…
Peshorja ka humbë
të vetin balancim.
Ma shumë peshon karrigia jote,
se vet ti o Atdheu im!…
Këtij i thonë ZHGËNJIM!…
/QendraPress/