Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Valbona HADRI

Në udhën e dritës
—————————–
Çdo çast unë ndiej frymën e botës
Diçka e bukur nis të ngjasë,
Më hapen venat dhe aortat,
Një dritë hyjnore më ndjek pas.
E ndiej se jeta po ringjallet,
Aty ku s’ndihej asnjë zë,
Mëndafshi i diellit mbulon malet,
Me mijëra zogj thurin atë.
Një diell i ri më fton të eci,
Vështrimi im prek horizontin,
Çdo këngë të re ta ndaj me njerëzit,
Dhe lutjet tona t’ia nis Zotit.
Çdo dashuri s’është vetëm ndjenjë,
Por eksplorim drejt së panjohurës.
Si dritë që lind mes errësirës,
Na prin në botë drejt të vërtetës.
/QendraPress/