Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Ndodh.

——————-

Ndodh që moti tjetërsohet

lulesh çelur në pranverë.

Bardhësi me akull shtrohet,

dehur motit ndonjëherë.

Dehur stinët,dehur njerëzit

ca me lot ca me raki.

As gjymtyrët e të vjetrit

më se ndjejnë kur bie shi.

Dimëron kur gonxhet çelin

dielli puth ethet nën gushë.

Dashuritë presin -përcjellin

lule çelurën në buzë.

Mbylli sytë moj dritë dielli

se prej teje xhelozojnë.

Sa të vijnë plakat e Prillit

udhën dimrit t’ia tregojnë.

/QendraPress/