Fryma poetike e së mërkurës, me poeten;-Vilma NIKA

Besë për Shqipni

—————————-

Si me e pa edhe nji herë

kur për një besë mbahej nderë.

Ku për një fjalë lidhej besë,

shqiptari veten të mos e shesë.

Ta rrëmojmë me thonj k’të dhe

gjithë sa jemi për Shqipërinë.

Kur zihen shqiponjat për një pre,

korbat bëjnë sehir gostinë.

Mos qofshim bijt e t’parëve tanë

as në eshtra s’janë të qetë.

O Shqipëri, e mjera nanë,

sa ferrë e ligë t’u ngjit përpjetë.

/QendraPress/