Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Kur shpirti dashuron.
—————————-
Një shpirt ka frymë
ka zë,ka jetë…
ka dritë kur errësira zhytet
në skaje t’përfundme.
Një shpirt ka rrahje
ka ëndje ti prekë
qoftë dhe për pak
do ëndrra t’përgjume.
Një shpirt flet heshtur
ashtu si flet sysh,
një botë të verbër
dhe shuhet gjalluar.
Një shpirt është ajër,
është ethe e trishtë,
kur pritjen e sheh larg
për tu dashuruar!
/QendraPress/