Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vjollca ALIU

BËJE!

——————-

Mos rrini në errësirë

Ku drita mungon

Mos kërkoni ujë

Ku aty ujë s’buron

Duroni, deri në një masë

Kur juve ju lëndojnë

Por kurrë mos rrini me njerëzit

Që nuk ju vlerësojnë!

Hapni rrugë vetes për dritë

Gërmoni për gjallërinë

Faluni mirësi meritorëve

Çmojeni e ruajeni njerëzinë!

/QendraPress/