Fryma poetike e së mërkurës, me poeten;-Vjollca ELEZI

MOS GJYKONI O NJERËZ
———————————–
Gjithmonë fotot e mia i bëj me pak filtra
Jo për tu dukur më e bukur ,
por për tu mbuluar pak mërzitja.
Nuk është ne karakterin tim
me njerëz të sillem keq
Kur flasin pas krahëve
di edhe un t’i çoj në dreq.
Unë ndihem krenare
dhe pse fati im nuk ka qenë i mirë.
Kush nga ju ka pas vetëm dritë
po pak edhe errësirë.
Mirësia ma zbukuron fytyrën
si një fllad pranvere
Njerëzve të shpirtit dua ti jap
një përqafim të ngrohtë.
Zemra ime është e mbushur me nektar blete
Mbas filtrave është një shpirt që dashuri pulson.
Në çdo rrahje të shpirtit tim ka vetëm mirësi
Ti që po më gjykon ndoshta ke një shpirt të zi.
Ata që më njohin ne realitet mua
Do të tregonin ty se sa me shpirt i dua.
Nuk ka kopsht më të bukur se zemra ime.
Aty ka mirësi lutje e bekime.
Shumicën e kohës në shpirt jam e heshtur por,
lodhjet e streset nuk do më kthejnë
në një femër të mekur.
Ng duart e mia jan rritur tre fëmijë si yje
Me pak apo me shumë
i kam të bukur si lule
Kisha një burrë që edhe sot më shkruan nga qielli
Jeto e lumtur më thot ,shkëlqe si ylberi.
Prandaj fjalët e tua nuk vijnë deri tek mua
si i djeg dielli.
Mos gjykoni nga aparenca se brenda
shpirtit luftën se shikoni
Po jeta ime do duket gjithmonë e
bukur unë me mirësi e ju me ligësi
Se di kur do ndaloni
/QendraPress/