Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Xhemile ALIU

E GJATË NATA DHE MË E GJATË DITA

—————————————————————

Kjo verë ka diçka nga të plagëve të mia të fshehta,

ky diell ka dhe më shumë diçka nga të gëzimeve të mia

që s’i njoha ndonjëherë.

Kjo liri ka diçka të robërisë që kurrë prangat nga mua

nuk lejoi të shkulte ëndrra

dhe flakët e shpirtit copëra më bënë çdo gjë kisha.

Kjo natë më dhuroi flokët më të zinj se mynxyra e saj

dhe këto rrugë të ndarjeve më dhuruan sytë më të zinj

se bukuria e panjohur.

Perëndi, më fal ëndrrën time dhe zërin tënd unë të fal!

Mos më shiko, kur detin e tharë po mbush nga sytë e mi

e po shkruaj në fund të detit, në zemër të zjarrit

një emër – mbi çdo gjë që di.

Perëndi, më fal zemrën time

dhe shpirtin tënd unë të fal!

/QendraPress.com/