Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Albina CEKA

RIZGJIMI I LEGJENDËS

————————————

E rizgjuan nga errësira legjendën,

I veshën petkun e agjendë në trupë.

Pa e kuptuar:- Ku e humbi zemrën?

Ja qëndisen historinë me turp.

Shtruan darkë e ngritën dolli,

pinë nga një gotë dëshpërim…

Gërmuan thellë, thellë në histori,

dikush kërkonte t’majmin shpërblim.

Ndërsa biznesmenët bënin llogari,

Legjenda pëshpëriste një emër.

Buzëqeshja i lëkundej në t’sajen histori,

në fatin e zi të legjendës femër.

/www.QendraPress.com/