Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Anila KODRA

NJËSOJ EDHE SOT

———————————

Dikur e vogël në moshën time,

Nga më të rriturit kisha dëgjuar,

Ka njerëz që bëjnë njëqind betime

Për të të bindur, që ska si mua.

Njerëz që ujin e çojnë përpjetë,

Dhe broçkulla thonë gjithmonë,

Të betohen që dhe qiellit unë i leshoj retë,

Të lajnë e të lyejmë në çdo sekondë.

Dhe ti beson se ska si ata ,

Thua, sa mirë që pranë i kam.

Dëgjuar kisha në atë moshë,

Që, njerëzit nga hallet edhe ndryshojnë,

Ashtu si dhe ka të tillë kodoshë,

Që trurin ta “freskojë e ta sistemojnë”.

Ka njerëz që malin në tokë ta ulin,

Por ka që dhe fushën ta bëjnë malore,

Ka që të fërkojnë e thikën në shpinë ta ngulin,

Dhe nesër, të qajnë me lot krokodili në funerale.

Ti i beson dhe thua, sa mirë,

Këta janë njerzit që pranë më duhen,

Njerëz të ngritur dhe të arrirë,

S’mendon se je delja, që nga ujku të ruhesh.

Atëherë e vogël të rriturit dëgjoja,

Tek shfrynin e qanin për një padrejtësi,

Por fjalë kurrë nuk nxirrja nga goja ,

S’kuptoja asgjë, thosha , mos kanë zili?

Më dhimbte ai loti i dikujt tjetër,

Dhe pyesja veten, po sikur të jem unë?

Shpesh duke kujtuar lotin e timëve etër

Duke qarë mundohesha të flija gjumë.

Se, besoja shumë, që kurrë ata të dy,

S’do ishin bërë halë e dikujt tjetër në sy.

Ehh, sa shumë dëgjova atëherë, por dhe tani,

Për njerëz që besojnë tek mirësia,

Dhe falin pa kushte shumë dashuri,

Japin më të mirën e tyre te miqësia.

Por, nuk e dinë, që pas çdo buzëqeshje,

Që shtirur jua falin dhe japin në sy,

Fshihet nje e madhe e pështirë ngërdheshje,

Nga njerëz që s’kanë vetëm një fytyrë.

Njerëz, që me mirësinë e tjetrit luajnë,

Nuk ju dhemb kurrë, as kur e bëjnë të vuajë.

Ja pra, pse mu kujtua ajo kohë tani,

Atëherë dëgjoja për këto fosile,

Që të qeshin dhe gjoja të falin dashuri

Dhe mirënjohjen për ty e kanë me hile.

Ti, ahh ti, ju beson, lavde ju ngre,

Emrin për të mirë në piedestal jua çon,

Se brënda vetes mirësia gjumë s’të fle,

Dhe i quan të tillët , “një, në një milion”.

Ti s’mund të bësh ndryshe, kështu je rritur,

Në genin tënd, dashuria është skalitur.

Ehhh sa shumë kohë duhet për këtë,

Të njohësh ata që quhen dyfytyrësha,

Janë specie që shndërrohen gjithnjë,

Kameleon janë, shtatë herë ndërrojnë ngjyrat.

Të lajnë e të lyejmë me fjalë e lajka shumë,

Dhe beson ti , thua s’ka si këta,

Të nanurisin ëmbël dhe të vënë në gjumë,

Thua ska njerëz më të mirë në dynja.

Ti flë dhe kur ngrihesh mëngjesin tjetër,

Sheh prej tyre një të ndyrë kryevepër.

Duke u rritur dhe unë më vonë kuptova,

Se atëherë kur dhimbja më lodhi dhe vrau,

Me mua ishte në çdo sekonde gjithmonë,

Nëna dhe babai, që me mua qeshi dhe qau.

Porosi më dhanë në çdo çast ata ,

“Bijë kujdes nga njerzit me dy fytyra”

Se në çdo kohë dhe moment nga ata ,

Të bie autoriteti, s’të ka vlerë më lëkura.

Dhe lëkura nuk është një rrobë e tillë,

Që e vesh dhe kur të duash e zhvesh,

Pa të, mbetesh si në çdo 1 Prill,

Kur me shaka pret të të gënjejnë dhe të gënjesh

Por ka dhe mëngjese kur mezi i pret,

Se pas gjumit të natës një mike të kërkon,

Ndodh që dhe nuk ke fjetur e qetë,

Ajo të pret , për kafen e mëngjesit të fton.

Është me ty gjithmonë në ditë të vështira

Edhe kur gëzohesh është aty me ty,

Nga zemra i del gjithmonë e mira ,

Dhe lutet lumturinë të ta lexojë në sy.

Janë pak të tilla dhe duhen mbajtur fort,

Se po ikën një ditë më nuk i gjen dot .

Dikush do pyesi, do thotë me vete,

Ore, po kjo ç’pati? Ç’i ka këto fjalë,

Dikur thoshin, po dhe tani thonë fjala nuk tretet

Se shkruhet dhe jeton mbi fletë të bardhë.

Por po ju them se nuk janë për mua,

Këto fjalë që mbi fletë sot i hodha ,

Unë fal dashuri, por dhe të marr dua,

Ndaj çdo fjalë e shkruajta pa mu dridhur dora.

Se s’dua në sy të thonë të kam xhan,

Dhe pas krahëve një gropë të kërkojë,

Është dhimbje kur mirënjohje nuk kanë,

Dhemb dhe kur miqësinë shkatërrojnë.

I shkruajta për ty, për ty tjetra/i, ose dhe ty,

Njerëz të mirë që besoni me shpirt,

Ka shumë të tillë që na qeshin në sy,

Pas krahëve duan t’na hapin varrin çdo ditë,

Një ditë mbase do të vijë ora ,

Kur të uleni diku dhe të bisedoni,

Do thoni pa tjetër, moj, asaj i lumtë dora ,

Kur nga më të dashurit zgjënjim të pësoni.

Por dhe nga miqtë që shumë i besuat,

Mosmirënjohje dhe intrigë të provoni.

Mos e quani moral vargun tim sot,

Se, kështu ka qënë gjithmonë kjo virane botë.

Anila Kodra Kotroçi

/www.QendraPress.com/