Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Anita HOXHA

Pengu

—————————

Më ka mbetur në shpirt një mall,

Të shkoj dhe njeheherë në fshatin tim,

Se ndoshta mergimi më tretë, s’mbetem gjallë…

E s’do dëgjoj zogun e mëngjesit në cicërim

Këtu, larg vendit tim, një borë e bardhë,

Si qilim parkun, këtë mengjes ka shtruar,

Kujtoj gjethet e fundit, që shtriheshin mbi gardh

Dhe dimrin plak që ecte me bastun, menduar !

Shpirti vullkan mu ndez,nga dashuria

trumcakë të vegjël më shihnin në sy..!

Vizatova atdheun me kodra e me vija,

Pikëz loti mbi xham, unë të vizatova ty !

/QendraPress/