Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Laureta MALAJ

Një jetë mes luleve !
———————————-
Bie gjumi ëndrrave në çdo rrugë pafund ,
nisa të kërkoja s’të shihja gjithkund.
Ndër drithërat e gjelbra shpirtin po kërkoja ,
më humbi nga sytë, dot s’po e besoja .
Përjetimi im mes rrezeve të diellit ,
i shihja këto lule si ngjyrat e ylberit .
Pranova që të bëhesha dhe unë një pjesë e saj ,
një tufë me lule plotë arrita që t’i mbaj .
Mes luleve shumëngjyrëshe doja që qëndroja,
dhe shpirtit tim të lirë paqe t’i dhuroja .
Në këtë oaz të hijshëm dhe të pastër
kush s’do të jetonte të shtruar si një vatër!
LAURETA MALAJ. 14/5/2024.
/www.QendraPress.com/