Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Rovena SHUTERIQI

Lot dashurie

————————

Si mundem të harroj çastet,

 kur rrinim bashkë të dy?!

Në kujtime ti këmbëngul t

ë më shfaqesh përsëri e përsëri.

Ishin kohëra,

 kur dashuria jonë ndizej zjarr

dhe shpirtrat tanë ndjenin,

si kurrë më parë.

Dhe ne të dy një ditë do qajmë,

se fati nuk ishte i shkruar si në përrallë.

Dhe lotët kurrë nuk do thahen,

 më beso!

Do rrjedhin si burimi,

 që sy e buzë lagin të eturit nëpër kohë.

/QendraPress/