Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Asllan MIFTARI

FOL SHQIP
———————
Fol shqip
Është gjuhë e nënës
Gjuhë rreze artë
Shëndrin si dritë e hënës !
Fol shqip, ti që je në mërgim
Shqip fole dalë nga barku i nënës
Shqip flasin yjet përmbi qiellin tim
Shqip fol dhe ti, që endesh anë – anës !
Shqip folën shekujve mërgimtarët
Shqip folën dallëndyshet në kthim
Shqip themeloi Noli e Konica VATRËN
Shqip shkroi Mjeda, Fishta e Rilindasi Naim !
Shqip këndon bilbili përmbi degë
Shqip këndoni dhe ju këngëtarë
Shqip këndojnë zanat e malit
Shqip këndojnë pëllumbët lajmëtarë !
Shqip
Gjuhë më e bukura përmbi tokë
Gjuhë siç shkruhet e lexohet
E vetmja gjuhë në kët’ botë !
Shqip
Gjuhë e besës dhe së vërtetës
Gjuhë e dlirë e nënës
E ëmbël porsi mjalti bletës !
Shqip folën shekujve mërgimtarët
Shqip folën ata që luftuan për liri vatanë
Shqip folën dhe Rilindasit e vjetër
Në keni nder ! – FLISNI SHQIP dhe ju politikanë..!
./QendraPress/