Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Avni NEZIRI

RRUGËTIM ËNDËRRASH

———————————-

Unë e Libri

rrugëtuam nga Llapi,

në radhë të parë

me Durrësin e bukur

qytetin universitar.

Mos ta harrojmë:

po nisem për në Vlorë,

trollin e mëvetësisë,

kuq e zi me shkabë,

flamurin Arbnor.

Çetësia e deteve

flinte në shpirt,

e Libri fliste

me ujin valëpak

“Deti Jon,” tha, “jam plak.”

Mbledh ëndrra,

shkruaj në letrën e thatë,

të jenë jetëgjatë,

të këndohen prore

në gjuhën e ëmbël Arbërore.

Vlorë /26.o7.2o25

/QendraPress/