Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Avni NEZIRI

ECJA DHE GUXIMI IM
———————————–
Bukuria e shpirtit
nuk shihet nga jashtë.
Është dritë e pa pasqyrë
zëri që flet pa fjalë.
Botës sime, nyje-nyje
mba nën kujdes plagët
e rifreskon shpresën
qiellit tim i fale dy yje
Hënë e diell, dy yjet e mia
njërin për netët e errëta
tjetrin për rrugën që s’e dija
unë kisha guxim t’i ecja.
E kur bota heshti
shpirti foli më bukur se sytë.
Sepse e bukura e vërtetë
jeton aty ku s’duket.
/QendraPress/