Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Destan UKAJ

GJURMË NË MEMORJE

( Fëmijëve të rritur rreth lumit)

———————————————

Në jetë gjurmë lam u rrëzuam, por u ngritëm prap

Me ëndrra dhimbje e shpresë

U rritëm pa fëmijëri si burra të vërtetë.

Lam gjurmë në baltë e gur

Në qanta me fletore e harta

Libra të historisë së thata

Mësuam se sllavët ishin të lashtë, stërgjyshit tanë.

Bankat lëshonin klithma kur shtrembërohej historia .

Vitet kishin pre lisa, ne kishim mbetur filiza.

Diell e hënë i zinte kisha

Ne na bashkonte zilja nga dy anët e lumit

Me laps e letër historinë e re shkruanim

Kur erërat e borë frynin në dhjetor

Lumi ngrihej maxhet fshiheshin, fshisë nga ” poreznik*

Milicë e pushtetar na pyesnin

-Kush ka armë?!

Në klasën e ngrirë nën fotografi

Pam gjurmë gjaku … I ati që pushkë nuk pati !

Brezi im lirinë e kishim sinonim

Dhjetori i’a ngriu klarinetin Qazimit

Po, në dhjetor si një meteor ra Idrizi .

Pa u gjelbru Sukali ra ushtar Murati.

Për ata që s’jan Lamtumirë u tham

Mirëmëngjes atyre që vijnë .

Ne që ecëm zbath gjurmë lam në baltë.

Ecëm në tehun e ndryshkur të sopatës.

Gjenerata do të kthehen tek ujëvarat.

Tek bilbilat mbajnë ligjerata

Ju heshtazi kaloni

Gjumin mos na trazoni.

/QendraPress/