Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Faruk TASHOLLI

BREGUT DETIT

QAN AJKUNA

————————–

Bregut detit qan Ajkuna

Mall i zi ia dogji synë,

Gacë i qet zemra si una

Deti lotin s`ia përpin!

Qan Ajkuna bregut detit

Ku baris në botë Omer?!

A do kthehesh pas rrëmetit

Konstandin a Aga Imer!

A t’i preu deti udhët

A s’u ngjite në një rrem,

A të zunë përfundi gurët,

Qan Ajkuna e nuk men.

A të hodhën n’ujë vark’tarët,

Qan e qan Ajkunë zeza,

Një Omer që nga të parët

E shtrin vajin nëpër breza.

Bregut detit qan Ajkuna

Ku të kam Omer o bir,

Gjoksi im nëpër furtuna

Shkoi u bë një gur i nxirë!

/QendraPress/