Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Fatmir TERZIU

Bekoj dollitë e jetës sime
————————————–
E bekova të parën, sapo dola nga barku i nënës
për Nënën dhe Babain,
sigurisht,
dhe të dytën kur vura unazën në gisht.
Të tretën e bëra një për të tre
dhe dollitë e tjera pa aritmetikë
po shkrihen njësh mes nesh
përditë.
Se dollia tjetër pa kufi,
je Ti dashuri.