Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Gazmend BEQAJ

më vërshuan kujtimet me ty
/ Tyrhan Kosova /
——————————
Njashtu si lehtë e qetë vdes terri para mëngjesit
ashtu në paqë shuhet jeta përballë vdekjes,,,
I trembur nga frika e hijeve të zeza
që vizatoheshin kudo në hapësirë
nga heshtja shurdhuese e ikjes tënde
dhe boshllëku që lë mugesa jote
mornica të ftohta më përskruan trupin
një boshllëk i egër më zaptoi shpirtin
frika klithi në mua
krejt i humbur nisa të bëlbëzoj vet me vete
më vërshuan kujtimet me ty
fjalët buzëqeshja shikimii yt
dicka e rëndë peshoi mbi supet e mia
si një plagë që kullon
diçka e errët e ftohtë e rëndë si vdekja
/QendraPress/