Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Gëzim AJGERAJ

PËR TË BARDHËN FJALË
——————————-
E nxori nga një filozofi e vjetër fjalën
njëmijë vjet ia kishte ruajt mendimin
për ta sjellë tek sheshi i fjalës
mbështjellë ia kish shtatin me gëzofin shekujve
që furtunat e zeza të mos ia grisnin
as motet barbare të rëna mbi
me njëmijë plagë në shtat me njëmijë dhimbje
melhemit të kohës mëkoi të uruarën
ta sillte për ardhjen e bardhë, të uruarën
e shpiu se e shpiu atje tek maja e frontit
të bardhën të mirën fjalë të bukurën
ajo militon me të e për të, sot!
/QendraPress.com/