Fryma poetike e së mërkurës, me poetin;-Gëzim AJGERAJ

Heshtja

—————–

Kohë që të tërheq për gjuhe mendimin

E të shpjerë tek fronti me fjalën plot helm

Lum ai që heshtjes i këndoi himnin

Të tjerët le t’i falen kohës për çakej

Kur tërbohen fjalët e vërshojnë si lumi

Shkunden shkurret, drizat, përroskat edhe lugjet

Lum kush mblodhi veten nuk zbriti tek llumi

Heshtja përskaj dhimbjes, dhimbshëm i përbuz huqet

Në llapërçinë fjalësh kot e rrah mendimit

E peshës së saj kush nuk i vë vesh

Më mirë të ndrydhë heshtjen se t’ i thirr pendimit

Në kohë llafazane për li e për lesh

Nga koka e heshtjes nganjëherë rrjedhë ar

Mos e helmo fjalën thënë nga mençuria

Nuk e tha së koti i mençmi i parë

Mos lëndo dhuntinë, të dhënë nga hirësia

/QendraPress/